Zërat e Gjelbër të Shkollave: Fëmijët Flasin për Klimën dhe Mjedisin!

📰 Gazeta Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin: Zërat e Ekoklubeve të 9 Shkollave.

📢 Sot kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë gazetat ekologjike të 9 shkollave të përfshira në projektin tonë “Eko-Shkollat për Klimën dhe Mjedisin”. Fëmijët e këtyre shkollave kanë krijuar gazeta të frymëzuara nga njohuritë dhe aktivitetet e tyre në shkollë.

📌 Gazetat e tyre paraqesin qëndrime, ide dhe rekomandime për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimet për mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike. Artikujt e tyre trajtojnë tema si energjia e rinovueshme, menaxhimi i mbetjeve, mbajtja pastër e mjedisit dhe shumë çështje të tjera që kontribuojnë në një planet më të qëndrueshëm për të gjithë ne.

🙌🏻 Le të mbështesim më shumë vizionin dhe veprimet e tyre drejt një mjedisi më të shëndetshëm dhe një planeti më të qëndrueshëm për të gjithë!

Scroll to Top