10

Save the Children në Shqipëri

Save the Children është një organizatë jofitimprurese ndërkombëtare që punon, në mbi 100 vende në botë, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Në Shqipëri dhe në mbarë botën, ne ndihmojmë fëmijët të kenë një fillim të shëndetshëm në jetë, mundësi për të mësuar dhe mbrojtje nga rreziqet. Ne bëjmë gjithçka që nevojitet për fëmijët – në jetën e përditshme dhe në kohë krize – duke sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre dhe të ardhmen e përbashkët. Në Shqipëri, programet tona përfshijnë Edukimin dhe Kujdesin për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme, Mbrojtjen e Fëmijëve, Shëndeti dhe Mirëushqyerja, si dhe përgjigjen ndaj emergjencave.

RRETH PROJEKTIT

Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim të madh për qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe mirëqenien e tyre të përgjithshme. Shqipëria, si nënshkruese e Marrëveshjes së Parisit dhe e angazhuar për të reduktuar emetimet e CO2, përballet me sfidën e rritjes së ardhshme të emetimeve, veçanërisht në sektorët e transportit, bujqësisë dhe mbetjeve. Megjithëse angazhimet për reduktimin e emetimeve janë të qarta, zbatimi i edukimit mjedisor përbën ende një sfidë të madhe, dhe ekziston një nevojë kritike për të kapërcyer këtë hendek.

Projekti ynë fokusohet në mbështetjen e komuniteteve lokale, shkollave dhe Organizatave të Shoqërisë Civile për të përmirësuar edukimin mjedisor në Shqipëri. Duke promovuar ndërgjegjësimin dhe nismat ekologjike, ne synojmë të fuqizojmë qytetarët, veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, në përballimin e sfidave të Ndryshimeve Klimatike dhe të kontribuojmë për një të ardhme të qëndrueshme në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe vizionin e UNESCO-s për arsimin deri në vitin 2025.

OBJEKTIVI YNË

Fëmijët, prindërit, mësuesit dhe aktorët bashkiakë fuqizohen për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimet e ndryshimeve klimatike.

GRUPET E SYNUARA

  • Fëmijët e moshës 6-15 vjeç: 19,069 fëmijë në të gjitha 9 shkollat e projektit.
  • Të rriturit (mësuesit, prindërit, ekspertët lokalë dhe profesionistët): 4,418

ZONAT E ZBATIMIT

HartaOk-removebg-preview

MAT

1. Shkolla "Mustafa Gjestila"
2. Shkolla "Ali Xhetani"
3. Shkolla "Rexhep Kertuka"

ELBASAN

1. Shkolla "Sul Misiri"
2. Shkolla "Hamit Mullisi"
3. Shkolla "Ismail Kasa"

GJIROKASTËR

1. Shkolla "Andon Zako Cajupi"
2. Shkolla "Muhamet Gjollesha"
3. Shkolla "Bilal Golemi"

PARTNERË DHE BASHKËPUNËTORË

Projekti "Shkollat Ekologjike për Mjedisin dhe Klimën", financohet nga Medicor Foundation dhe zbatohet nga Save the Children në Shqipëri.

Ne punojmë ngushtë me Zyrat Vendore të Arsimit, institucionet e qeverisjes vendore - Bashkitë, Universitetin e Gjirokastrës, Qeveritë e Fëmijëve dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. OSHC-të si dhe ofrojmë informacion dhe të dhëna të bazuara në nivel lokal në lidhje me ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore.

Logo_Medicor_Liechtenstein_Jul_12-removebg-preview (1)
Scroll to Top