Leximi i rrathëve të pemëve për të studiuar ndryshimet klimatike!
Fëmijët e Eko-klubit të shkollës, në fshatin Frankth të Bashkisë Mat, u angazhuan në një analizë praktike të rrathëve të trungjeve të pemëve për të kuptuar më mirë ndikimet e klimës në mjedisin tonë.
Përmes përvojave praktike, fëmijët zbuluan lidhjen mes klimës dhe natyrës duke fituar njohuri dhe ndjeshmëri për mbrojtjen e mjedisit, si pjesë e projektit #ShkollatEkologjike për Klimën dhe Mjedisin.
