Krijimtari dhe Riciklim: Fëmijët e Shkollës “Hamit Mullisi” për Një Mjedis të Qëndrueshëm!

📌 Fëmijët e Shkollës 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan shfaqën kreativitetin e tyre në një mini ekspozitë të organizuar në kuadër të projektit “SHKOLLAT EKOLOGJIKE PËR KLIMËN DHE MJEDISIN”. ♻️ Ata krijuan punime inovative nga mbetjet e ricikluara, duke përdorur materiale si letër, karton, plastelinë dhe plastik.

🙌🏻 Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte të edukojë fëmijët për rëndësinë e klasifikimit dhe riciklimit të mbetjeve, duke kontribuar në mënyrë të qëndrueshme për mjedisin dhe për të ardhmen tonë.

Scroll to Top