Në #JavënEGjelbër, fëmijët aktivistë dhe përfaqësues të ekoklubeve të shkollave, në tre rajone të Shqipërisë, kanë bërë thirrje për veprim!
Si pjesë e projektit “Ekoshkollat për Klimën dhe Mjedisin,” ata përmes posterave dhe krijimeve me materiale të riciklueshme na kujtojnë përgjegjësinë që kemi ndaj planetit tonë me disa mesazhe të rëndësishme:
Redukto – Konsumo më pak, zgjidh qëndrueshmërinë!
Riciklo – Përdor materiale që mund të përdoren përsëri, mos e lër mbeturinën të bëhet ndotje!
Ripërdor – Gjej mënyra për të rinovuar dhe përdorur sërish atë që tashmë ke!
Mos Shpërdoro Ujin – Çdo pikë llogaritet, ruaje!
Mos i Prisni Pemët – Ato janë mushkëritë që na japin oksigjen dhe pastrojnë ajrin!
Mos Ndotni Ajrin – Luftoni ndotjen dhe mbështetni energjitë e pastërta!
Mos Hidhni Mbeturinat në Tokë – Secili prej nesh është përgjegjës për të mbajtur mjedisin tonë të pastër!
Fëmijët po e tregojnë rrugën – le të ndjekim shembullin e tyre dhe të ndërmarrim, çdo ditë, veprime të ndërgjegjshme, për një jetë dhe të ardhme më të gjelbër dhe të shëndetshme për ata dhe mbarë shoqërinë!





