#JavaEGjelbër për fëmijët e klubit ekologjik të shkollës 9-vjeçare në Burrel filloi me një sërë veprimtarish për të rritur ndërgjegjësimin në mbrojtje të planetit tonë. Nga krijimtaria me materiale të ricikluara, tek konkursi i eseve ekologjike dhe mbjellja e pemëve në oborrin e shkollës, fëmijët treguan se çdo veprim kontribuon në mbrojtjen e tokës dhe ambientit rreth nesh – duke ndikuar pozitivisht në jetën dhe të ardhmen tonë!





