Fëmijët e Ekoklubit “Miqtë e mjedisit” të shkollës “Mustafa Gjestila” në Burrel zhvilluan një takim të rëndësishëm me Komisionin për Problemet Mjedisore pranë Bashkia Mat Faqja Zyrtare , si pjesë e projektit “Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin” i zbatuar nga Save the Children in Albania
Fëmijët u informuan për problemet mjedisore të Bashkisë Mat dhe masat e marra për minimizimin e tyre. Ata prezantuan gjetjet e raportit të ndotjes së ajrit, të përgatitur me kontributin e tyre, dhe disa ide për përmirësimin e mjedisit:
Krijimi i një parku natyror për fëmijë dhe të moshuar.
Investime në ambiente gjelbëruese pranë shkollave.
Vendosja e një urbani për nxënësit që banojnë në periferi.
Ndërtimi i një parkingu nëntokësor.
Takime sensibilizuese për menaxhimin e mbeturinave.
Fëmijët shprehën gjithashtu angazhimin e tyre të vazhdueshëm për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme për ta dhe gjithë komunitetin!
