Ekoklubet e Shkollave për një Elbasan më të Gjelbër dhe të Qëndrueshëm!

🌱👧👦 Fëmijët e Ekoklubeve të shkollave “Hamit Mullisi” dhe “Sul Misiri” në takim me Komisionin e Mjedisit të Këshillit Bashkiak Elbasan.

✍️ Pjesë e projektit #Ekoshkollat për Klimën dhe Mjedisin”, fëmijët e ekoklubeve të shkollave “Hamit Mullisi” dhe “Sul Misiri” zhvilluan një takim të rëndësishëm me Komisionin e Mjedisit, Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujrave të Këshillit Bashkiak Elbasan. Së bashku me mësuesit koordinatorë, fëmijët diskutuan për:

🌿 Funksionimin dhe rolin e Komisionit të Mjedisit

📢 Raportimin e rasteve të ndotjes së mjedisit

🌬️ Ndotjen e lartë të ajrit në zonën e Rapishtes dhe mungesën e gjelbërimit

🏫 Përmirësimin e infrastrukturës së shkollës “Hamit Mullisi”

🏞️ Krijimin e një parku pranë shkollës “Sul Misiri”

♻️ Ndarjen e mbeturinave sipas llojit dhe organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese

👧👦 Fëmijët kanë hartuar kërkesën për parkun dhe do ta dorëzojnë në Bashki. Ndërsa, shkolla “Hamit Mullisi” do të kërkojë vendosjen e koshave të mbetjeve të ndara sipas llojit.

Save the Children in Albania mbështet me përkushtim iniciativat e fëmijëve për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Scroll to Top