Vesa gjatë prezantimit të raportit alternativ të fëmijëve, në sesionin paraprak të Rishikimit Periodik Universal (UPR), në OKB Gjenevë, theksoi rëndësinë e lidhjes së të Drejtave të Fëmijëve dhe Cështjeve Mjedisore & Klimatike.
Ajo dhe fëmijët shqiptarë ndër të tjera i bëjnë thirrje shtetit shqiptar që:
Të përgatisë plane për menaxhimin e mbetjeve;
Të monitorojë ndotjen e ajrit;
Të shtojë hapësirat e gjelbra;
Përmirësimin e kurrikulave shkollore dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për cështjet mjedisore dhe klimatike.
