Tirana Bank, në bashkëpunim me Mane Foundation dhe Save the Children po mbështet projektin 12-mujor “Shkollat Ekologjike” në shkollën “Rilindja” në Vlorë.
Ky projekt edukon fëmijët, mësuesit dhe prindërit mbi ndryshimet klimatike dhe rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.



Përmes matjeve të ndotjes së ajrit, trajnimeve dhe aktiviteteve kreative, fëmijët fuqizohen të marrin masa konkrete dhe të ndihmojnë komunitetet e tyre për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.
Së bashku për një botë më të gjelbër!


