Mendo Shëndetin, Vepro për Mjedisin!

📌 Fëmijët e Klubit Ekologjik të shkollës ‘Mustafa Gjestila’, në Burrel së bashku me bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tyre, janë aktivisht të angazhuar në aktivitete mjedisore në kuadër të projektit “Shkolla Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”.

👉🏻 Gjatë veprimtarive në shkollë dhe komunitet, ata:

🔹 Krijuan postera ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit.

🔹 Filluan kompostimin e mbetjeve organike për kopshtin e shkollës.

🔹 Vendosën tabela informuese dhe shpërndanë fletëpalosje sensibilizuese për një qytet më të pastër.

🔹 Vizituan Parkun Natyror të Ulzës, ku u njohën me pasuritë natyrore të zonës dhe llojet e gjallesave ujore të liqenit.

🙌🏻 Veprimet e vogla mund të jenë hapa të mëdhenj drejt një mjedisi më të pastër dhe të qëndrueshëm!

Scroll to Top