Fëmijët e Klubit Ekologjik të shkollës në fshatin Frankth, Bashkia Mat, janë të përkushtuar ndaj një mjedisi të pastër dhe një jete më të mirë! Me angazhim dhe iniciativë, ata kontribuojnë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme.
Së fundmi, ata kanë përgatitur dhe shpërndarë fletëpalosje me mesazhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës.
Mesazhi I tyre është:
“Qëllimi i jetës është të jetosh në harmoni me natyrën!”
“Secili prej nesh mund ta mbrojë ambientin ku jeton!”
Le të kujdesemi së bashku për tokën tonë!



