Forumi mbi Edukimin Klimatik dhe Mjedisor: Thirrje për Veprim
Dje në Gjirokastër, Save the Children dhe Universiteti “Eqrem Çabej” organizuan një forum që bashkoi drejtues dhe profesionitë arsimorë, ekspertë të klimës dhe të rinj për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e integrimit të temave klimatike dhe mjedisore në sistemin arsimor.
Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e kurrikulave për të përfshirë ndryshimet klimatike, fuqizimin e rolit të universiteteve në përgatitjen e liderëve të ardhshëm dhe rritjen e angazhimit të brezave të rinj për mbrojtjen e planetit.



Ndër rekomandimet kryesore u theksua nevoja për përditësimin e lëndës “Mjedisi dhe natyra” me tema si ngrohja globale dhe emigrimi mjedisor, përfshirjen e lëndëve mbi ndryshimet klimatike në programet Master dhe krijimin e moduleve mbështetëse për mësuesit e arsimit bazë.
Gjatë forumit u theksuan mesazhe të rëndësishme, Prof. Dr. Jaho Cana, Rektor i Universitetit, nënvizoi rolin kyç të universiteteve në përballimin e sfidave klimatike. Vesa, 14 vjeç, anëtare e Klubit Ekologjik, theksoi se të rinjtë janë pjesë e rëndësishme e zgjidhjes për një të ardhme të qëndrueshme. Ndërkohë, Anila Meço, drejtore e Save the Children in Albania, vuri në dukje se edukimi klimatik është çelësi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Albana Hasanaj, Drejtore e Zyra Vendore Arsimore Gjirokastër-Libohovë, vlerësoi pjesëmarrjen e fëmijëve në nismat ekologjike në shkolla.
Ky forum është një thirrje për veprim të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme!


