Laboratorët e Rinj: Një Përvojë Unike Eksplorimi për fëmijët në shkollë!
Laboratorët e rinj për lëndët e gjeografisë, biologjisë dhe kimisë në shkollën “Mustafa Gjestila” në Burrel, kanë shtuar ndjeshëm interesin e fëmijëve për shkencën dhe eksperimentimin.




Mjetet dhe pajisjet e reja didaktike të vlefshme për mësim praktik dhe eksplorim, po ndihmojnë fëmijët të kuptojnë më mirë konceptet shkencore dhe lidhjen e tyre me mjedisin.
Ky investim është pjesë e projektit “Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin” dhe nxit një edukim më të vetëdijshëm e të qëndrueshëm për çështjet mjedisore.



