Fëmijët e 9 shkollave në tre rajone të Shqipërisë tashmë kanë mundësi të mësojnë dhe eksperimentojnë me pajisjet e reja në laboratorë të rinj për Biologji, Kimi, Histori dhe Gjeografi, pjesë e projektit #ShkollatEkologjike për Klimën dhe Mjedisin të zbatuar nga Save the Children in Albania
Nga biodiversiteti te ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre në mjedis e shëndet, këta laboratorë përfaqësojnë investimin dhe përkushtimin tonë për një arsim gjithëpërfshirës, që formon një brez të angazhuar për një të ardhme të gjelbër dhe të qëndrueshme.



