📌 Eksplorim Ekologjik në Zvernec!

🧒🏻 Fëmijët e #KlubitEkologjik, të shkollës “Rilindja” në Vlorë morën pjesë në një aktivitet të veçantë në zonat moçalore të Zvërnecit, duke zbuluar nga afër shpendët ujore si rosat, patat e egra dhe flamingot. Ata vunë re gjithashtu ndikimin e ndryshimeve klimatike, si ngordhja e peshqve dhe gaforreve për shkak të temperaturave të larta gjatë dimrit.

📢 Për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, fëmijët krijuan mesazhe dhe piktura për mbrojtjen e moçaleve dhe turizmin e qëndrueshëm. Një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur mësimin me natyrën!

🪧 Ky aktivitet është pjesë e projektit #ShkollatEkologjike i cili mbështetet nga @manefoundation & @tiranabank

Bashkë për një planet më të gjelbër! 🌳

Scroll to Top