🍃 Të shtojmë gjelbërimin në shkollë!

🍃 Të shtojmë gjelbërimin në shkollë!

🟢 Fëmijët e klubit ekologjik të shkollës ‘Sul Misiri’ në Elbasan, pjesë e projektit ‘Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin’ u angazhuan me përkushtim për të përmirësuar mjedisin e shkollës, duke u kujdesur për mirëmbajtjen e luleve dhe pemëve ekzistuese, duke i dhënë jetë hapësirave të gjelbra. Gjithashtu, u mbollën lule të reja, duke gjelbëruar më tej mjedisin e shkollës.

Nismës iu bashkuan edhe fëmijë nga komuniteti egjiptian dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, duke treguar se një mjedis i shëndetshëm u përket të gjithëve.

🌎 Një mjedis i gjelbëruar për një jetë më të shëndetshme! Bashkë mund ta bëjmë shkollën më të gjelbër dhe më të pastër!

Scroll to Top