🌳 Ne jemi të shëndetshëm, sepse ne kujdesemi për mjedisin!

🌳 NE JEMI TË SHËNDETSHËM, SEPSE NE KUJDESEMI PËR MJEDISIN!

📌 Me këtë mesazh ndërgjegjësues, fëmijët e Klubit Ekologjik të shkollës në fshatin Frankth, pjesë e projektit “Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”, morën iniciativën për të pastruar dhe mbrojtur ambientin ku mësojnë çdo ditë! Me doreza në duar dhe qeska të zeza, ata u angazhuan në pastrimin e oborrit të shkollës dhe zonës përreth tij, duke treguar se kujdesi për mjedisin është kujdes për shëndetin!

🧒🏻 Fëmijët përgatitën edhe postera ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit, për të përhapur mesazhet e tyre.

Nuk mjafton të kujdesemi vetëm për higjienën personale! Duhet të mbrojmë dhe pastrojmë ambientin ku jetojmë e mësojmë!

🍃 Le të ndjekim shembullin e tyre dhe të kujdesemi për mjedisin çdo ditë! 🌎

Scroll to Top