Mendo shëndetin, vepro për mjedisin!
Ky ishte mesazhi kryesor i fëmijëve të Klubit Ekologjik të shkollës ‘Mustafa Gjestila’ në Burrel, të cilët vazhdojnë me përkushtim të japin shembullin e tyre të angazhimit për mjedisin dhe klimën.



Ata krijuan postera me mesazhe mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe mbajtjes pastër të mjedisit, zbukuruan muret e shkollës me motive ekologjike, dhe mbollën pemë në hapësirat përreth shkollës, duke sjellë një frymë të gjelbër për shkollën e tyre dhe komunitetin.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”, i zbatuar nga Save The Children in Albania



Synimi ynë është t’u japim fëmijëve njohuri dhe mundësi për të vepruar dhe kontribuar për një mjedis më të pastër e të qëndrueshëm për veten dhe komunitetin e tyre.
