Redukto, ripërdor, riciklo! Mbill më shumë pemë! Cdo mbeturinë e hedhur në tokë dëmton shëndetin dhe mjedisin! -Këto janë disa nga mesazhet që fëmijët e Klubit Ekologjik të Shkollës “Rilindja” në Vlorë kanë përdorur gjatë aktivitetit të tyre ndërgjegjësues brenda shkollës për mbrojtjen e mjedisit.

Ata kanë realizuar postera, mesazhe dhe vizatime të ndryshme për të promovuar ruajtjen e mjedisit dhe një jetë sa më të shëndetshme për ta dhe komunitetin e tyre.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Shkollat Ekologjike”, i cili mbështetet nga Tirana Bank në bashkëpunim me Mane Foundation Mane Foundation dhe Save the Children in Albania
Së bashku për një mjedis më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për të gjithë!



