Biodiversiteti dhe Kujdesi për Natyrën
Natyra është e domosdoshme për jetën tonë, dhe biodiversiteti i saj luan një rol kyç në ekuilibrin e ekosistemeve!
Në kuadër të projektit “Shkollat Ekologjike për Klimën dhe Mjedisin”, fëmijët e shkollës “Çajupi” diskutuan mbi rëndësinë e mbrojtjes së bimëve dhe ndikimin e pyjeve në ekosistem.



Gjatë analizimit të problematikës së dëmtimit të pyjeve, ata vizituan edhe një fidanishte, ku agronom Fejzo Xhanari theksoi rëndësinë e kujdesit për bimët. Ai u tregoi fëmijëve procesin e kultivimit të drurëve, rëndësinë e përzgjedhjes së farave dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike tek llojet e pemëve që mund të mbillen në Gjirokastër.
Nga kjo përvojë, ata nxorën një mesazh të rëndësishëm: Çdo gjë nis nga ndërgjegjësimi ynë, në shkollë dhe në familje! Të gjithë mund të kontribuojmë për mbrojtjen e natyrës – një mision që kërkon angazhimin e secilit prej nesh!

